“Kam lënë një lidhje pezull jashtë”/ Këngëtari habit me deklaratën në BBV, kërkon falje publikisht

by editor

Ditën e djeshme, banorët e shtëpisë më të famshme në shqipëri kanë ndarë më Vëllain e Madh nga një sekret të jetës së tyre, në dhomën e rrëfimit, i cili më pas është lexuar nga Vesa. Të gjithë banorët më pas duhet të zbulonin se kujt i përkisnin këto sekrete dhe se ai që do të gjente më shumë sekrete të konkurrentëve, do të ishte fitues e do të shpallej lider.

Advertisements

Këngëtari i njohur, Bardhi ka surprizuar të gjithë banorët, duke rrëfyer se para se të futej në BBV, ai ka lënë një lidhje pezull jashtë. Artisi ka treguar se nuk ka qenë një romancë e mirëfilltë por thjesht një pëlqim ndërkohë që ka preferuar të mos japë më shumë detaje për vajzën në fjalë.

Advertisements

Bardhi, i cili momentalisht po shijon një lidhje me Sarën brenda shtëpisë së BBV, ka zgjedhur që t’i kërkojë publikisht falje vajzës, të cilën kishte vetëm tre javë që e kishte njohur.

“Unë kam lënë një lidhje pezull jashtë. Kam patur një vajzë që e kam njohur 3 javë para se të futesha këtu, isha në kontakt dhe e kam takuar dy herë dhe kishim pëlqim, por jo lidhje. E kemi lënë pezull. Unë tani e kam gjetur këtu lidhjen time dhe dua t’i kërkoj falje asaj vajzës atje që e dua fort”, tha ai.

Një nga sekretet më të forta ishte ai i Sarës, e cila ka treguar se sekreti i saj është humbja e një fëmije. Të ulur në oborr, Sara i ka shprehur se humbja e fëmijës e ka bërë një njeri pa takt.

Sara: Kur e kam humbur fëmijën atëherë ka qenë pika që … u bëra kjo Sara pa takt

You may also like