VIDEO/ “Vetë i hëngri b*tha, nuk më rr*het”, Altin Çoku i tregon Cllevios historinë e fotos intime

by editor

Altin Çoku, personazhi i njohur i Tik Tok e ka treguar vetë historinë me 27-vjeçaren, e cila i dha fund jetës duke u hedhur nga ballkoni.

Advertisements

Dy ditë më parë në rrjetet sociale 39-vjeçari teksa bisedon me një tjetër personazh të njohur të kësaj platforme tregon si ishte njohur me të renë, e cila sipas tij ishte edhe i ndarë nga burri.

Sipas versionit të Altin Çokut ka qenë vetë vajza e cila ka bërë foton me të, por më pas kjo foto është marrë nga shoku i 39-vjeçarit dhe më pas e ka shpërndarë duke hapur edhe profile false.Në një video të publikuar ai shfajësohet për foton intime të 27-vjeçares duke pretenduar se ka qenë një shoku i tij që e ka shpërndarë.

Advertisements

https://www.tiktok.com/?referer_url=www.lajmifundit.al%2Faktualitet%2Fi-publikoi-foto-intime-27-vjecares-e-cila-u-vetehodh-nga-lartesia-dhe-i1251620%3Ffbclid%3DIwAR3NJv9OUp8fbCuyWGfFyfXqfp6rbRbZ_ke_cdLh-Oz2plJXZttf3v-kx58&refer=embed&embed_source=71929437%2C121374463%2C121351166%2C71838019%2C121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_discover_buttonAltin Çoku: Ka bo një gabim të madh atij që kanë për t’ju thy gishtat. A e di çfarë më ka bo shoku i ngushtë. Unë me shoqen time në hotel me të edhe boni foto ajo, edhe unë dal; me shokun tim në lokal. duke dal duke pirë kafe me shokun tim në lokal, unë telefonin e mbaj pa kod. Ajo goca me ka çuar foton mua duke më thënë mua shih ca fotoje kemi bërë në hotel dhe ky e ka marrë telefonin shpejt dhe ka shpërndarë foton dhe kanë hapur adresa Tik-Toku. Mua më vjen keq për gocën e huaj

Cllevio: Kur ka ndodh ky muhabet tani afër?

Altin Çoku: Që tani… a e ke pa foton që qarkullon në Tik Tok.

Altin Çoku: Është nda më burrë dhe ka tentu dy herë me mbyt veten dhe unë kam bo debat me grun teme.Cuca e huaj e ndarë me burrë, edhe unë kam bërë debat me gruan time. Gjynah për gocën e huaj, po ajo vetit ja ka bo. Se vetë i ka hëngër bytha me bo foto. Nuk është tu më rrujt k**i për të”

Fotoja nga hoteli që çoi drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren, Altin Çoku e shpërndau në Tik Tok

Kjo është fotoja me të cilën Altin Çoku shantazhonte 27-vjeçaren me publikimin e saj, duke e çuar atë drejt vetëvrasjes.

Advertisements

Altin Çoku, një personazh i njohur i rrjetit social Tik Tok ka rënë në prangat e policisë pas publikimit të disa fotove intime të një 27-vjeçareje, e cila në gjendje të rënduar psikologjike ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga tarraca e katit të 4 të një ndërtesë.

Advertisements

27-vjeçarja kishte pasur vetëm një takim me 39-vjeçarin, i cili i ka bërë foto intime dhe i bënte presion. Gjatë kohës së njohjes mes tyre ai i ka bërë foto intime dhe më pas i ka publikuar në rrejtin social TikTok.

Vajza nuk e ka përballuar situatën dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem duke u vëtëhedhur nga kati i katërt. Shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe këqyrjes që telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen.

Advertisements

Por dyshohet se nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari Çoku i bënte presione të tilla ndaj vajzave. Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.

Njoftimi i policisë

Kamëz I publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën “Teuta”, ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

You may also like