“Blejnë lirinë në Dubai”, Shemsi Prençi zbërthen skenaret e errëta dhe plas deklaratën e bujshme: Gazetarët shkojnë të paguar nga grupet kriminale, SPAK do i jap Policisë…

by editor

Ish-drejtori Emergjencave Civile, Shemsi Prençi në një studio televizive foli për aktivitetin e disa prej krerëve të grupeve kriminale shqiptare që strehohen në Dubai.

Advertisements

Ai tha se duke qenë që Dubai nuk ka marrëveshje ekstradimi me asnjë shtet, kriminelët shqiptarë por jo vetëm, e shohin atë si vendin ku mund të blejnë lirinë. Mes të tjerash Prençi deklaroi se ka pasur edhe gazetarë që kanë udhëtuar në Dubai duke nënkuptuar se mund të kenë marrë pagesa nga krerë të grupeve kriminale.

Advertisements

“Të gjithë janë në aktivitet. Janë rreth 35 krerë të grupeve të strukturuara kriminalë. Grupe të strukturuara në Shqipërië dhe gjithkund vendin e artë ku blejnë lirinë kanë parë Dubain. Në cdo rast ku kapet një grup i strukturuar, kokat janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe mendohet se janë strehuar në Dubai. Po t’i referohesh edhe analizave të bëra, të gjithë thonë se janë në Dubai. Policia dhe prokuroria e dinë shumë mirë këtë gjë. Ka pasur edhe gazetarë që kanë shkuar më të lehtë dhe janë kthyer më të rëndë në peshë. Kam të dhëna që SPAK-u për disa prej tyre ka koordinata të sakta dhe mendoj se do jetë i gatshëm për t’i dhënë emra policisë së shtetit për të pasur të gatshme marrëveshjen”- u shpreh Prençi.

You may also like