“Bëhu e dashura ime”, gazetarja Ahmeti zbardh sms-të e Çokut në celularin e 27-vjeçares që u vetëvra

by editor

Gazetarja dhe moderatorja Evis Ahmeti është shprehur se trupi në fotografinë e shpërndarë që çoi në vetëvrasjen e 27-vjeçares pas kërcënimeve nga Altin Çoku, mund të mos jetë i Sibela Abedinit dhe fotografia mund të jetë e modifikuar.

Advertisements

Komentet Ahmeti i bëri në një emision televiziv, ku tha se Policia ka “zbërthyer” telefonin e 27-vjeçares.

Advertisements

Ajo tha se një ndër mesazhet e zbuluara, është ai që Altin Çoku i dërgonte të resë ku i thoshte “bëhu e dashura ime”.

“Nëna nuk ka folur për shokun e Altin Çokut. Është Altin Çoku që ka dalë në TikTok dhe i ka paraprirë kësaj historie. Nuk jam dakord me Bregun që thotë se është presioni popullor.

Ka punuar Policia është hapur telefoni i Sibelës dhe aty janë gjetur mesazhet e shkëmbyera, ku Altin Çoku i thotë ‘të kërkoj të bëhesh e dashura ime’. Dhe i ka dërguar foton që të paktën me një sy të shpejtë me atë çfarë bëmë nje në një orë e gjysmë emision, e pamë qartë se mund të mos jetë trupi i Sibelës, por vetëm fytyra e Sibelës.

Pra duhet të jemi të kujdesshëm. Ashpërsimi i ligjit duhet të na çojë ne në vitin 2010, të shikojmë se çfarë ka bërë ky individ”, tha Ahmeti.

You may also like