‘Familja e Sibelës ndihet e kërcënuar’, gazetarja e njohur plas ‘bombën’: Pas Çokut fshihen persona të tjerë

by editor

Gazetarja dhe moderatorja Evis Ahmeti është shprehur se familja e Sibela Abedinit, 27-vjeçares që dyshohet se u vetëvra pas publikimit të fotos intime me Altin Çokun, është e rrezikuar.

Advertisements

Ahmeti tha se flitet se pas Altin Çokut qëndojnë disa persona të tjerë, të cilët përbëjnë rrezik për famijen e Sibelës.

Advertisements

Po ashtu, Ahmeti tha se edhe nga ana e familjes së Sibelës, janë bërë thirrje për vetëgjyqësi dhe apeloi për shumë kujdes për këtë çështje.

“Një person është parë poshtë banesës. Ata e vënë gishtin te Altin Çoku dhe personat pas Altin Çokut. Madje sot në emision u bë thirrje edhe për ministrin Taulant Balla, për mbrojtje. Sepse Altin Çoku ka pas thonë njerëz që i mbrojnë krahët dhe mund t’i bëjë dëm kësaj familjeje.

Kemi të bëjmë me një shtresë shumë vunerabël. Sibela ishte rritur në një familje me prindër të divorcuar, pa figurën atërore, çfarë ka ndodhur brenda asaj familje.

Edhe nëna dhe vëllai i Sibëlës kanë thënë lijeni të lirë Altin Çokun, sepse do të merremi vetë me të”, tha Ahmeti.

You may also like