Një qytetar në Korçë ka përfunduar në spital pasi është dhunuar me mjete të forta nga dy vëllezër, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Advertisements
Sipas policisë, shtetasit me iniciale Xh. H., dhe R. H., (vëllezër), kanë goditur me mjete të forta shtetasin me iniciale S. S., i cili aktualisht ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.
Advertisements
Ndërkohë policia po vijon punën për kapjen e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 14.02.2024, rreth orës 11:00, në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit Xh. H., dhe R. H., (vëllezër), banues në Korçë, dyshohet se kanë goditur me mjete të forta shtetasin S. S., i cili aktualisht ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.
Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes.