Dikur ishin shokë burgu, arrestohet autori i vrasjes me thikë në Durrës

by editor

Është arrestuar autori i vrasjes me thikë ditën e sotme në qytetin e Durrësit. 34-vjeçari Ilir Koçilja është kapur nga forcat e policisë pranë vendit të ngjarjes.

Advertisements

Ai qëlloi me thikë 47-vjeçari Halil Koka, i cili ndërroi jetë gjatë transportit me ambulancë për në spital.

Advertisements

Sherri ka nisur në lagjen 4 të qytetit të Durrësit, për parkimin e makinës, si dhe për një borxh, dhe ka përfunduar në mënyrë tragjike.

Autori me viktimën ishin fqinjë, dhe dikur kanë qenë shok qelie në burg, të arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe drogë.

Autori, sipas fqinjëve, ishte me probleme mendore, madje kishte qëndruar i shtruar në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit.

You may also like