Prokuroria ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për masën e sigurisë për Altin Çokun duke kërkuar për të “arrest me burg” për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes ndaj 27 vjecares Sibela Abedini.
Advertisements
Seanca pritet te zhvillohet të enjten ne gjykatën Penale të Tiranës. Por 39 vjecari ka edhe precedente të mëparshëm dhe rezulton i dënuar nga ish Gjykata e Krimeve të Rënda për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.
Advertisements
Kallëzimi në atë kohë është bërë nga mjeku i tij psikiatër të cilit, Altin Çoku I kishte kërkuar disa herë para duke e kërceunuar në mënyrë verbale, por edhe duke i shkuar në zyrë. Sipas deklarimeve të atëhershme të mjekut ai kishte dhënë disa here para, duke kapur vlerën e 4000 mije eurove, por kërcënimet ishin të vazhdueshme
Për këtë akuzë në 18 maj 2015 është dënuar nga shkalla e parë për krime të rënda me 2 vjet e 3 muaj burg,që per shkak , të gjykimit të shkurtuar ka zbritur në 1 vit e 6 muaj burg .
Vendimi i dhënë nga Gjykata e shkallës së parë për Krime te Rënda është ankimuar nga i pandehuri dhe gjykata e Apelit e ka konvertuar në atë kohe në shërbim prove për 5 vite.
Sipas vendimit i dënuari gjatë kësaj kohe duhet te mos frekuentonte lokale që i shërbejnë pije alkolike si dhe ti nënështrohej një program trajnues mjeksor apo rehabilitues Por kundër këtij vendimi ka qënë organi i akuzës, i cili e ka dërguar çështjen për rekurs në Gjykatën e Lartë duke kerkuar që Çoku të kthehej në burg.
Sipas prokurorisë akti i ekspertimit psikiatriko ligjor ka rezultuar se Altin Çoku vuan nga Klofo Scolios deformants , isuficense respiratore si dhe prezanton tipare te personalitetit narcistik.
Në kushte aktuale thuhej në akt eskpertim në 2015, nuk prezanton nevojën e ndonjë mase mjekësore pasi gjykimi dhe të menduarit e sjellja e tij janë brenda tipareve te tij të personalitetit duke prezantuar një model, mbi te cilin funksionon që prej adoleshences dhe rinisë së hershme. Por edhe kjo kërkesë e prokurorit nuk është pranuar nga Gjykata e Lartë, cka do të thotë që Çoku u denua me 5 vjet shërbim prove.