Me rastin e vizitës së sekretarit amerikan Antony Blinken në Tiranë, do të ketë bllokim qarkullimi në disa akse rrugore edhe do të ndalohet parkimi.
Advertisements
Tirana do jetë nën masa të rrepta për të garantuar sigurinë e nr.2 të administratës së SHBA-së. Policia e Shtetit ka bërë publik planin e masave, ku nga sot do të orën në 19:30 deri nesër në orën 20:00 do të ndalohet parkimi në disa rrugë përreth Kryeministrisë, si “Faik Konica”, “Dervish Hima”, “Ismail Qemali”, “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, Rruga e Elbasanit, etj.
Advertisements
Masat e ndërmarra dhe kufizimet para dhe gjatë vizitës janë si vijon:
Ndalim parkimi (ora 19:30 e datës 14.02.2024 deri në orën 20.00 të datës 15.02.2024) 1- Rruga “Faik Konica” 2- Rruga “Dervish Hima” 3- Rruga “Ismail Qemali” (para Kryesisë së Kuvendit), 4- Rruga”Gjergj Filipi” 5- Rruga”Lek Dukagjini” 6-Rruga e Elbasanit 7-“Papa Gjon Pali II” 8- Bulevardi “Bajram Curri”, 9- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 10-“Ukraina e Lirë” (Gjykata Kushtetuese) Ndalim qarkullimi (ora 09:30-12.30 dhe 17:30-20.00, të datës 15.02.2024) 1-Interurbane dytësore Fushë Prezë-Rinas; 2-Interurbane dytësore Rinas-Qafë Kashar dhe anasjelltas; 3-Interurbane kryesore Qafë Kashar – ish-sheshi Shqiponja dhe anasjelltas; 4-Interurbane kryesore ish-sheshi Shqiponja-Teg-Sanatorium dhe anasjelltas; 5-Rruga e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Faik Konica”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Themistokli Germenji”, rruga “Abdyl Frashëri”, rruga “Ukraina e Lirë”, rruga “Gjergj Filipi”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe bulevardi “Bajram Curri”. Rrugë alternative për në Rinas 1-Qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 15.02.2024, nga Durrësi dhe veriu, do të ndjekin drejtimin Vorë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, Fushë Krujë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim! 2-Nga juglindja dhe Tirana, do të ndjekin unazën lindore-Farmacia 10-Stacioni i Trenit-Bulevardi i Ri-Paskuqan-Kamëz -Valias-Aeroporti i Rinasit, dhe kthimi në të njejtin itenerar. Emergjenca mjekësore? Të ndiqen rrugët dytësore dhe të tjera, në drejtim të spitaleve perkatëse, të ndryshme nga ato që do të përshkohen nga delegacioni amerikan.