EMRI/ I ra të fikët në vendin e punës, 38-vjeçari shtypet nga kamioni (DETAJET)

by editor

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Krujë.

Advertisements

Punëtori i një guroreje “Babasi 2”, Lulzim Balla rreth 38 vjeç nga Fushë-Kruja është shtypur nga një kamion i tonazhit të lartë në vendin e punës.

Advertisements

Sipas burimeve punëtori është ndjerë keq dhe është rrëzuar përpara një kamioni të tonazhit te lartë që ka qenë duke ecur.

Dhe pse i aksidentuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Krujës si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Shoferi i kamionit është shoqëruar në polici dhe po punohet për sqarimin e rrethanave te ngjarjes.

You may also like