Modelja e njohur nga Kosova, Juliana Nura ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë ku një 27-vjeçare u vetëvra pasi u kërcënua me publikimin e fotove të saj intime.
Advertisements
Në një postim në Instastory Juliana shkroi: “O goca, Rama doli nudo dhe u bë kryeministër, ju vetëvriteni për Kuazimodo-t shqiptarë”.
Advertisements
Gjithashtu ajo i bëri thirrje Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë të ndërmarrë hapa të qartë dhe të vendosur në përfshirjen e një kurrikule për edukimin seksual që në kopsht, duke theksuar nevojën e një nisme të tillë për “të shpëtuar këtë vend e ky milet”, sipas fjalëve të saj.
Ndërkohë kujtojmë që edhe vetë Juliana ka qenë vet viktimë e publikimit të fotove intime që ka lënë pasoja të thella në jetën e saj, që e çuan atë në një izolim 12-vjeçar nga skena publike.