Shqipëria gati të mbyllë “TikTok”! Zv.ministri: Kemi komunikuar me ta, së shpejti…

by editor

Zëvendës ministri i Brendshëm, Besford Lamallari i ftuar në Top Story deklaroi se Qeveria është duke marrë masa të forta për rrjetet sociale, kryesisht TikTok, i cili së fundmi është bërë burim krimesh.

Advertisements

Sipas ministrit, veprat penale të sulmeve kibernetike janë rritur, një faktor ky i rëndësishëm që solli reagim.

Advertisements

“Ministria e Brendshme disponon të dhëna të raportuara nga struktura e krimit kibernetik dhe kemi parë rritje shqetësuese të veprave penale nga viti në vit. Nga 2022 në 2023, kemi 40.4 % rritje të veprave penale, duke përfshirë edhe veprat që kërcënojnë mirëqenien e të miturve. Në takimin e fundit me ministritë dhe shoqëritë civile u raportua se kishin 350 telefonata në ditë për bullizëm, apo internet të pasigurt”, tha Lamallari.

Ministri shpjegoi se ministria ka biseduar më përgjegjësit e rrjeteve sociale dhe i kanë informuar mbi shqetësimin real që kryesisht të miturit po kalojnë. Lamallari bën të ditur se do të ketë edhe takime me ta.

“Nga këto të dhëna, është ulëritëse që kemi një jetë të humbur dhe ne si shoqëri, Ministra e Brendshme, çdo institucion dhe media po reagojnë, sepse nuk duhet të presim viktimin e radhës, duke përfshirë masat me karakter legjislativ apo bashkëpunim me organizata. Ky alarm është ngritur nga këto statistika, kemi pasur kontakte me këto organizma si Meta TikTok për të ndarë me ta shqetësimet që ne kemi dhe masat që duhen marrë. I kemi lajmëruar dhe kanë reaguar, shumë shpejt do të kemi dhe takime për të diskutuar për masat”, tha ai.

You may also like