Tragjedi në SHBA, ish-inxhinieri vret gruan, binjakët dhe kryen vetëvrasje

by editor

Tragjedi në Kaliforni, kur një ish-inxhinier i Meta qëlloi gruan e tij, vrau djemtë e tyre binjakë 4-vjeçarë dhe më pas vrau veten brenda shtëpisë së tyre. Anand Sujith Henry, 37 vjeç, dyshohet se vrau djemtë e tij dhe qëlloi për vdekje gruan e tij 38-vjeçare, Alice Benzinger në një vaskë, më pas e ktheu armën kundër vetes.

Advertisements

Çifti u gjet i vdekur brenda shtëpisë me plagë nga armë zjarri pranë një pistolete 9 mm dhe një karikator të mbushur brenda një prej banjove të shtëpisë. Dy djemtë e tyre u gjetën të vdekur në një dhomë gjumi.

Advertisements

Nuk dihet shkaku i vdekjes së dy fëmijëve të vegjël, por besohet se fëmijët fatkeq ose janë mbytur, ose kanë marrë mbidozë fatale, pasi nuk ka pasur shenja lëndimi në trup.

Motivi i vdekjes mbetet i paqartë ndërsa oficerët vazhdojnë hetimet.

Nga informacionet që kemi në këtë moment, rezulton se bëhet fjalë për një incident të izoluar dhe pa rrezik për publikun, pasi kemi besim se burri ndodhej brenda shtëpisë”, tha kreu i policisë, duke theksuar se nuk ka pasur shkatërrim të dyerve apo thyerje.

“Hetimi është duke vazhduar ndërsa autoritetet punojnë për të mbledhur prova, për të folur me dëshmitarët dhe anëtarët e familjes dhe për të përcaktuar një motiv të mundshëm”.

You may also like