Dea ‘thumbon’ keq opinionisten e BBV: Më nxorri Ori sepse nuk u lidha me…

by editor

Në “prime-n” e së martës nga shtëpia e “Big Brother VIP” u eliminua Elvis Hysa, pas një nominimi të fortë përballë Romeo Veshaj dhe Heidi Bacit.

Advertisements

Mirëpo në nisje të programit, Ledioni tregoi se do të ketë edhe një eliminim tjetër.

Kështu, pas një votimi të hapur për gjithë pjestarët e shtëpisë, Dea Vieri ishte banorja tjetër që u eliminua nga reality show.

Advertisements

Blogerja më pas publikoi një video në rrjetet sociale, ku i përgjigjej pyetjes së shpeshtë të ndjekësve se pse doli nga “Big-u”. Videon ajo e shoqëroi me një zë viral ku thoshte: “Pse dola? Dola! S’është ndonjë gjë interesante”.

Mirëpo një ndjekës i replikoi duke thënë: “Jo ti nuk dole, ty të nxorrën”. Dea habiti me përgjigjen e saj për komentuesen, duke u shprehur se në fakt ishte Ori Nebijaj ajo që e nxorri nga programi pasi nuk pranoi të krijonte një lidhje sa për show me Fation Kuqarin.

Advertisements

Advertisements

You may also like