“Vizita e Blinkenit, moniste”/ Berisha: Takoi vetëm përfaqësues të një partie

by editor

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken në Tiranë.

Advertisements

Berisha tha se PD mbështet vokacionin perëndimor, por theksoi se vizita e some Blinkenit ishte vizitë moniste.

Advertisements

Këtë cilësim ai e bëri, pasi theksoi se ndodhi për herë të pare që sekretari amerikan i shtetit takoi vetëm përfaqësues të një partie.

“Të dashur miq, sot në Shqipëri erdhi kryediplomati i SHBA, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

Shfrytëzoj këtë rast për të garantuar qeverinë e SHBA, presidentin e vendit, se PD, forca politike që përmbysi komunizmin, forca politike që u bë promotor kryesor i marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe SHBA dhe vendeve perëndimore, e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ka qenë dhe mbetet e vendosur gjithnjë për të vazhduar në këtë rrugë bashkëpunimi miqësie në kuadrin e NATO-s dhe në kuadrin bilateral.

Advertisements

Asgjë nuk lëkund qëndrimet tona, qëndrimi ynë pro-perëndimor buron nga vokacioni perëndimor i kombit shqiptar.

Ne u themeluam si parti e vokacionit perëndimor, por miqtë e mi, ajo që ishte në këtë vizitë e gjashta e një sekretari shteti që nga viti 1991, ajo që ishte do të thosha për Shqipërinë, e hidhur, ishte se kjo ishte vizitë në Shqipërinë moniste.

Sepse për herë të parë në një vizitë zyrtare, një sekretar shteti takon vetëm përfaqësues të një partie. Presidentin, Lali Vjedhësin, Edi Ramën, Altin Dumanin, Sokol Sadushin dhe me radhë.

E vërteta është se nuk mund të them se ai do donte një protokoll të tillë”, nënvizoi kryedemokrati.

You may also like