“Kemi një kryeministër të fuqishëm”, Rakipllari ia ‘përplas’ në fytyrë Spiropalit: Je e pakonkurrueshme kur flet për Ramën

by editor

Sipas ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, Blinken dëshmoi se Shqipëria është faktor në rajon dhe se Rama është lider i besueshëm. Në diskutim ndërhyri gazetari Alfred Lela, po ashtu edhe analisti Robert Rakipllari.

Advertisements

Ndërkohë, Rakipllarit vuri në dukje se Shqipëria është vendi më proamerikan në rajon dhe mund të luajë një rol për të ndërprerë ekspansionin rus.

Advertisements

Pjesë nga debati

Spiropali: Po flasim për një takim, ku praktikisht ishin ata që i kanë mundur dhe ata që i kanë shpallur të padëshirueshëm. Nuk e kuptoj se si mund të kthehet e gjitha kjo analizë në një kritikë teorike të zotit Blinken dhe poltikës amerikane të DASH

Lela: Po, edhe McGonigalin

Spiropali: Dy njerëzit që ishin sot në takim…

Lela: E keni takuar Charles McGonigal?

Spiropali: Jo, kurrë. Ju merruni me të. Më duket e tepërt që të rri dhe të analizoj, më vjen si turp që të rri të merrem me diskutimin e një opozite, për të cilën sot më vjen keq. Sot është e qartë, që opozita nuk është vetëm e braktisur nga qytetarët, por edhe nga partnerët tanë në mënyrën më të hapur.

Lela: Po për informacionet e dala nga kryeministria që iu dhanë McGonigal.

Spiropali: Po më duket si një debat për qarjen e hallit të kalorësit që i varen këmbët? A mund të flasim seriozisht. Kemi një qeveri dhe një kryeministër, që është fuqimisht i mbështetur dhe jo më kot. Jo se papritur Blinken u zgjua dhe tha të kaloj edhe njëherë nga Shqipëria. Por se Shqipëria është një faktor. Rama është një lider i besuar

Rakipllari: Kur fillon dhe flet ti për Edi Ramën është histori tjetër

Spiropali: Nuk fola unë sot për zotin Rama

Rakipllari: Aty nuk të konkurroj dot. Këtu je e pakonkurrueshme

Spiropali: Unë po citoj zotin Blinken

Rakipllari: Një nga mesazhet e Blinken ishte reforma në drejtësi dhe rezultatet e saj. Sot Rama i tha Blinken ju i kthyet faqen historisë së Shqipërisë. Sepse reforma në drejtësi është produkt amerikan, prandaj është sot e besueshme. Ky është momenti që drejtësia të bëjë atë që nuk është bërë deri më tani

E dyta, Shqipëria nuk është vendi më demokratik në rajon, por është vendi më proamerikan. Rama është i qartë që i dëgjon amerikanët dhe i dëgjon. Edhe Blinken e tha këtë. Në kuadrin e gjithë situatës gjeostrategjike, Shqipëria mund të luajë një rol për të dhënë një mesazh, ku luan rolin për të ndërprerë këtë ekspansion rus.

Edhe komplimentet për Ramën janë në këtë kuadër. Rama është aleati i tyre në rajon.

You may also like