Berisha mbetet ‘trokë’, asnjë lek për Foltoren/ Zbardhen shifrat e mbështetjes financiare, ja si KQZ ndan ‘tortën’ mes 11 partive politike

by editor

Këtë premte KQZ ka parashikuar nga buxheti vjetor i shtetit ka parashikuar shifrën prej 345 milion lekë në mbështetje financiare për vitin 2024.

Advertisements

Sipas përllogaritjes nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesën më të madhe të fondit e merr Partia Socialiste me mbi 151 mln leke. Partia Demokratike vjen e dyta, me 106 mln lekë dhe e treta Partia Republikane me 18 mln lekë.

Advertisements

15 mln lekë shkojnë për Partinë e Lirisë ndërsa social-demokratët me 12 mln lekë. LZHK, PBDNJ dhe PAA përfitojnë nga 8 mln lekë.

Kjo mbështetje financiare do të përfitohet vetëm në rast se partitë politike kanë dorëzuar raportin financiar për 2023-shin.

Miratimi i projekt-vendimit nga ana e KQZ u shty për të martën e 20 shkurtit.

You may also like