Pak ditë më parë, ish-partnerja e Endrik Bebës ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka sqaruar se Liami është djali i saj dhe jo i nuses së këngëtarit.
Advertisements
Nga ana tjetër ajo ka akuzuar Endrikun se ai nuk e përmend emrin e saj pasi ka frikë se del e vërteta e ndarjes së tyre.
Advertisements
“Një mesazh për portalet që përmendin djalin tim. Pikë së pari, Liami është djali im dhe jo i nuses së Endrikut dhe nuk dua kurrësesi që të përmendet më afër tyre. Fakti që ai nuk do të më përmendë mua, me pretendimin se është për të mirën e djalit, në fakt është sepse ka frikë të dalë e vërteta e ndarjes sonë edhe pse e përmendi një nga banoret aty. Djali tashmë është me mua në Greqi dhe pavarësisht veprimeve të të atit, Liamit nuk i është folur kurrë keq për atë sepse djali e do shumë dhe nuk dua t’ja heq dashurinë që ai ka, as ta kthej kundra por këto manipulime dhe viktimizime kalojnë çdo limit. Lëreni djalin tim jashtë botës së medias se nuk i duhet fama. Ka gjithë dashurinë, përkushtimin dhe vëmendjen që i duhet nga unë”, shkruante ish-partnerja e këngëtarit.
Lidhur me këtë reagim është pyetur Endriku teksa ishte i ftuar sot në “Fan Club Big Brother VIP 3”.
I pyetur se pse mendon se ka reaguar në këtë formë, këngëtari i njohur u përgjigj:
“E respektoj si njeri, kemi patur një lidhje shumë të gjatë. Ky reagim ka ardhur nga gjërat që mund ti kenë ardhur. Partnerja ime, Klea ka marrë shumë ofendime, kërcënime deri te fëmija që ka në bark.
E mendoj se kështu ka patur edhe ajo. Gjithsesi unë jam shumë i lumtur që e do fëmijën kaq shumë. Nuk e kisha parë këtë”.