Çifte të reja dhe veshje të pazakonta, kush ishin VIP-at në premierën e Elvana Gjatës dhe Ermal Mamaqit (Foto)

by editor

Premiera e filmit “2 Gisht Mjaltë” ka bërë bashkë edhe njëherë VIP-at dhe personalitetet e Tiranës. Filmi i Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës e ka mbajtur eventin në ditën e Shën Valentinit, duke u bërë një nga aktivitetet më të rëndësishme të muajit në vendin tonë.

Advertisements

Si gjithnjë, nuk mund të mungonin në këtë event, disa nga emrat më të njohur të vendit, që si gjithnjë nuk kanë sesi t’i shpëtonin vëmendjes së paparacit tonë.

Advertisements

PARTNERJA E PIRRO ÇAKOS ME MARKA LUKSOZE NË PREMIERË

Prej kohësh, daljet e tij mediatike kanë qenë të rralla. Pirro Cako ka zgjedhur që të angazhohet vetëm me muzikën, duke jetuar disi më i tërhequr nga jeta publike. Por, kur vjen puna për një premierë si ajo e Ermalit dhe Elvanës, ai nuk kishte sesi të mungonte. Kantautori ka qenë së bashku me partneren e tij një ndër të ftuarit.

Që pas ardhjes në jetë të djalit të tyre, çifti e jeton jetën disi më i tërhequr nga aktivitetet që zhvillohen, por paparaci ynë ia ka dalë që t’u rrëmbejë këtë foto.

Partnerja e Pirros, Lertida, është një emër i njohur në rradhët e drejtësisë, pasi prej shumë vitesh ajo punon si kancelare në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në vend dhe është gati 20 vite më e re se ai.

Dyshja janë bërë prindër të një djali prej pak kohësh. Pirro kishte zgjedhur si gjithnjë të vishej me të zeza, ndërkohë që partnerja e tij kishte zgjedhur ngjyrat e forta dhe markat luksoze për këtë event.

PASI HUMBI NËNËN, ANNA LIKA RIKTHEHET NË AKTIVITETE DHE FORMALIZON LIDHJEN ME BJORDIN

Prej më shumë se një viti, Bjordi dhe Anna Lika janë ndër çiftet e “showbizz”-it tonë. Megjithatë, të dy kanë zgjedhur që këtë histori dashurie ta jetojnë larg vëmendjes mediatike. Vetëm 2 muaj më parë, Anna humbi nënën e saj dhe që prej asaj kohe, aktorja kishte preferuar që të qëndronte larg daljeve publike.

Bjordi Mezini ishte i ftuar në emisionin “Pardon My French” në “Top Albania Radio”. Teksa foli për serialin, sigurisht që Bjordi nuk mund të ndalej pa thënë disa fjalë për aktoren Ana Lika për mënyrën se si po e përjeton ndarjen nga jeta të nënës së saj.

Lidhur me këtë, Bjordi u ndal duke thënë: “Dua të them që Ana është një vajzë shumë e fortë. Ajo po kalon një periudhë jo të thjeshtë por na ka befasuar të gjithëve me forcën e saj”.

Për të ndryshuar disi atmosferën e bisedës, Bjordi u pyet nëse e ka mbajtur gjithnjë me hatër Anën në skenat e xhirimeve. Ai e mohoi këtë gjë duke u shprehur në këtë mënyrë: “Unë nuk e mbaj Anën me hatër, por e mbaj me këmbë në tokë se të gjithë e përkëdhelin dhe i bëjnë komplimente”.

Premiera e filmit “2 Gisht Mjaltë”, ka bërë që ajo ti rikthehet aktiviteteve në vend. Nën shoqërinë e Bjordit, dyshja u shfaq më e afërt se kurrë, ku në shoqërinë e tyre ishte dhe tezja e Annës, Inis Gjoni. Duket se tashmë lidhja mes tyre është formalizuar dhe të dy nuk kanë asnjë ndrojtje, të pozojnë si çift.

KUSH JANË MESHKUJT VIP QË ZHGËNJYEN ME VESHJET E TYRE

Premierat e filmit janë një rast i mirë, për të parë edhe parakalimin e VIP-ave në tapetin e kuq. Është natyrisht një rast edhe për vetë personazhet që ruajnë “outfit” e tyre më të mirë për të marrë vëmendjen e merituar.

Veç femrave, edhe meshkujt tashmë janë në qendër të vëmendjes, për shkak të veshjeve që ata preferojnë. Por, si çdo event, ka edhe nga ata që zgjedhin të vijnë ndryshe. Vetëm se këtë herë, nuk ka qenë vetëm 1, por plot 3 meshkujt që më veshjet e tyre kanë habitur jo pak.

I pari ka qenë regjisori Filip Çakuli, i cili duhet thënë nuk na ndodh shpesh ta shohim në një tapet të kuq. Dhe këtë herë që e pamë, duhet thënë se nuk ishte lodhur shumë për veshjen e tij. Çakuli kishte zgjedhur një bluzë me mëngë të shkurtra, që për të gjithë sportdashësit e dinë se çfarë nënkupton. Ai mbante veshur një bluzë të kombëtares së Brazilit, ku veç dashurisë për ngjyrat e forta, na tregoi edhe preferencat e tij në futboll.

Një tjetër veshje që tërhoqi vëmendjen ishte edhe ajo e Alesio Aliaj. Menaxheri i VIP-ave u shfaq në premierën e filmit, pas shumë kohësh mungesë në daljet publike në vendin tonë.

Një “jumpsuit” në ngjyrë bezhë ishte zgjedhja e tij, ku pamjen e kishte kombinuar me Kambale dhe një xhaketë të gjatë lëkure. Një veshje kjo shumë stil, ndoshta më shumë stil sesa duhet për një event të tillë.

Dhe nuk kishim sesi mos të përmendnim edhe Tan Bramën. Koreografi i njohur tashmë për veshjen e tij me ngjyra të forta dhe një stil asimetrik, ka “goditur” edhe në këtë aktivitet.

I veshur me një kostum sportive në ngjyrë të kuqe, Tani ka habitur jo pak të pranishmit ku pamjes i ka bashkangjitur edhe një kapele. Besojmë se është e tepërt të themi se e gjithë veshja ishte e pavend, por edhe e keq kombinuar.

ÇIFTI FULLANI “NDRYSHON DREJTIM”, ZGJEDHIN EVENTET E VIP-ave

Ai ish-guvernatori i Bankës së Shqipëri, ajo ish-gjyqtare, të dy një ndër çiftet më me emër në vendin tonë. E kemi fjalën për Adrian dhe Arjana Fullanin, që prej disa kohësh nuk janë më në detyrat e larta që prej vitesh kanë mbajtur.

Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar çiftin që të vijojnë me angazhimet e tyre në eventet që organizohen në vendin tonë. Vetëm se këtë herë dyshja, preferon aktivitetet kulturore, në krahasim me ato që ishin mësuar të frekuentonin për shkak të punës së tyre.

Ardiani dhe Arjana u shfaqën të kombinuar në këtë event, ku e zeza dominonte në veshjet e tyre. Përgjatë gjithë kohës, çifti është parë së bashku, ku nuk kanë munguar edhe bisedat me miqtë e tyre që kanë ndeshur rastësisht në premierën e filmit./Panorama Plus

Advertisements

You may also like