Një i moshuar ka humbur jetën pas marrjes së pensionit në Ballsh.
Advertisements
Mësohet se i 75-vjeçari pasi ka marrë pensionin në sportelet e postës në lagjen “28 Nëntori” dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga shkallët.
Advertisements
Për shkak të plagëve të marra i moshuari kahumbur jetën në vend.
Kanë qenë kalimtarët ata që kanë parë të moshuarin të shtrirë përdhe dhe më pas kanë njoftuar policia si dhe një ekip mjekësor për ti dhënë ndihmë mjekësore.Sipas burimeve nga policia te moshuarit dyshohet se i ka rënë infarkt.
‘Sot rreth mesditës, në lagjen “5 Shkurti”, në qytetin e Ballshit, pranë Postës, dyshohet se për shkak të një arresti kardiak ka humbur jetën shtetasi F. A., 75 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor rezulton se 75 vjeçari ka rënë nga shkallët si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit’, njofton policia.