Ditën e sotme, përfaqësues të banorëve të dëmtuar nga tërmeti dhe të kategorive me probleme sociale, ka protestuar para bashkisë së Durrësit.
Advertisements
Ata deklarojnë se po përballen me vështirësi të shumta ekonomiko-sociale, pasi prej muajsh nuk përfitojnë bonusin e qirasë, për strehimin dhe atë të dëmtimit nga tërmeti.
Advertisements
“Ishim brenda me dy pjesëtarë nga komuniteti rom dhe egjiptian, ku realizuam një takim me nënkryetarin e bashkisë. ai mori disa informacione dhe për pjesën e bonusit 50 me 50, na është thënë që ditën e hënë do kemi përgjigjen përfundimtare, ku do të kalojmë pjesën e pagesës së lekëve”, tha Ismail Jakupi, përfaqësues i komunitetit rom e egjiptian në Durrës.
“Jam rrugëve fare, te bashkia kam shkuar më kanë thënë po po po , asgjë nuk po bëjnë, po më mbajnë me llafe, me të mirë. Jetesa jonë është 0 fare”, tha një grua.
“Pronarët kërkojnë lekët, ne nuk kemi, ku të shkojmë. Mirë që po ngelim jashtë, por të paguajmë lekët që kemi borxh te pronari”, u shpreh një grua tjetër.
Drejtues të bashkisë së Durrësit, kanë pritur përfaqësues të grupimeve të ndryshme qytetare dhe u kanë premtuar që javën e ardhshme do të marrë zgjidhje shqetësimi i tyre, ndërsa banorët deklarojnë se do e vijojnë protestën e tyre nëse nuk do të marrin bonusin e qirasë në vazhdim.