Dhëndri i Berishës kërkon heqjen e sekuestros së pasurive të “ngrira” nga SPAK, zbulohet data, ja kur pritet të merret vendimi

by editor

Gjykata e Larta ka caktuar datën 26 mars për shqyrtimin e kërkesës së bërë nga Jamarbër e Argita Malltezi për të liruar nga sekuestroja pasuritë e “ngrira” nga SPAK për llogari të dosjes “Partizani”.

Advertisements

Rekursi i bërë prej tyre do të shqyrtohet në Dhomë Këshillimi nga një Kolegj Penal i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.

Advertisements

Përmes tij, bashkëshortët Malltezi kundështojnë vendimet e shkallëve më të ulëta, që kanë sekuestruar 16 pasuri të patundshme, 6 llogari bankare, si edhe aksionet pjesë takuese të Jamarbër Malltezit në dy shoqëri tregtare.

Malltezi është nën hetim nga SPAK për akuzën e “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “pastrimit të parave”, të dyshuara si të kryera gjatë privatizimin e ish-klubit Sportiv Partizani.

You may also like