“Kush je ti moj…”, motra e Artës shpërthen kundra Vesës (Video)

by editor

Situatat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri sa vijnë edhe tensionohen edhe më shumë.

Advertisements

Debatat e shumta, hera herës përfshijnë edhe familjarët e banorëve dhe së fundmi ka qenë Ana, motra e Artes, ajo që ka reaguar ashpër në profilin e saj të Instagramit.

Advertisements

Ndërkohë që brenda shëpisë, Arta dhe Vesa kanë një marrëdhënie të ngushtë me njëra-tjetrën, mesa duket Arta është tradhtuar nga Vesa, të paktën kështu pretendon Ana Kabashi, motra e Artës.

Përmes një postimi të bërë në Instastory, Ana e ka konsideruar Vesën si një shoqe që flet pas krahëve për shoqen e saj dhe shkak për këtë është bërë deklarata e Vesës, e cila teksa ka qenë duke biseduar me Ilnisën, është shprehur se nëse të gjitha vajzat do të ishin në nominim, do të ishte Arta ajo që do të eleminohej.

“Oooo Vesa Vesaaaa, se Arta të konsideron shoqe po ti me këtë ide për “shoqen” tënde??? Kur Ilnisa e sheh Artën si një person që i duhet shtëpisë, kush je ti që flet për shoqen tënde të ngushtë moj bukuroshe?”, ka shkruar Ana bashkangjitur videos në Instastory.

Në zarfin e bardhë Sarës iu dha akses që të kërkonte në rrjet se çfarë është shkruar për të në rrjet brenda 120 sekondave.

“Në asnjë moment nuk kam lënë dikë për dikë dhe nuk kam bashkëjetuar me Jurgenin. Po lexoj se më së shumti janë me marrëdhnien rtime dhe se si dukesha unë para ndërhyrjeve të mija, por nuk është se ka ndonjë ndryshim”, u shpreh Sara pasi pa se çfarë është shkruar për të nga mediat.

Sa i përket zarfit të zi, Sara duhet të vendoste se nëse do të çonte në televotim të gjithë djemtë ose të gjitha vajzat e shtëpisë, ndërsa ajo dhe Ledjona janë imune.

“Këtë vit duhet të jetë viti i vajzave. Këtë vit ka vajza që kanë histori të jashtëzakonshme, pa lënë djemtë jashtë. Edhe pa qenë pjesë e grupit “Girls Power”, unë prapë vendos të gjithë djemtë në televotim”, ishte përgjigja e Sarës.

Kështu të gjithë djemtë shkuan në televotim.

You may also like