Ballkani zgjohet me tërmet të fuqishëm

by editor

Lëkundet Ballkani. Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ka goditur Kroacinë rreth orës 7 të mëngjesit. Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 6 kilometrash, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në territorin e Bosnjë-Hercegovinës.

Advertisements

Ky është tërmeti i katërt i regjistruar në Kroaci që nga mëngjesi i sotëm. Rreth orës 5 të mëngjesit Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) njoftoi se një tërmet me magnitudë 3.7 ishte regjistruar 24 kilometra në jugperëndim të Metkoviqit, 54 kilometra në jug të Mostarit dhe pesë kilometra në jugperëndim të Neum në Bosnje dhe Hercegovinë.

Advertisements

Më pas u regjistruan dy tërmete të tjera më të dobëta me magnitudë 2.6 ballë. Sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik të Serbisë, tërmeti është regjistruar edhe në Mal të Zi gjatë mëngjesit.

You may also like