I FUNDIT/ Aksident i rëndë në vend, 24-vjeçari transportohet drejt Tiranës

Pogradec/Informacion paraprak

Advertisements

Më datë 22.02.2024, rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Pogradecit, motomjeti me drejtues shtetasin A. P., 24 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. G., 56 vjeç. Për pasojë ka marrë lëndime trupore drejtuesi i motomjetit, i cili u dërgua në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Advertisements

Me drejtuesin e automjetit shtetasin A. G., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.