Tronditëse/ Sherr brenda familjes, daja plagos me thikë nipin

by editor

Një konflikt në një rrjet familjar në Kuçovë, ka bërë që daja të plagosë me thikë djalin e motrës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin T. K., 61 vjeç, banues në Kuçovë.

Advertisements

I ndaluari akuzohet se mbrëmjen e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), djalin e motrës së tij, shtetasin G. V., 46 vjeç, banues në Kuçovë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.

Advertisements

You may also like