Aksident në vend, raportohet për të plagosur

Një aksident me një person të plagosur ka ndodhur këtë të enjte në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë.

Advertisements

Policia njoftoi se rreth orës 14.15, E.K., 19 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga.

Advertisements

Si pasojë, i riu ka mbetur i lënduar dhe po transportohet për ndihmë mjekësore në spital, shtuan të njëjtat burime.

Një hetim ka nisur lidhur me ngjarjen.Aksident në Bulqizë, raportohet për të plagosur