Ramadan Haxhiaj, babai i 27-vjeçarit Ymer haxhiaj, i cili akuzohet se ka dhunuar të dashurën e tij greke 19-vjeçare që të abortonte ka folur për “Shqipëria Live”.
Advertisements
“Gjithë kjo ngjarje ishte e sajuar nga prindërit e vajzës. Gjyshja nuk donte që të behej fejesa. Nuk e dinim që ishte shtatzënë, vetëm dyshonim, nuk ka njoftuar djali. Është histori e stisur se ajo kalonte mirë me të, ai e donte me gjithë shpirt atë. I thoja mos merr greke merr shqiptare, jo unë e dua thoshte. Nuk donte gjyshja e saj, prindin e kishte në burg, vajti djali në burg e takoi dhe ai tha ‘të trashëgoheni’. Janë të gjithë me kartelë ata. Ai e donte, kanë dy vjet e ca që punonin bashkë.
Advertisements
Athinanë nuk e kisha takuar, kemi folur vetëm në telefon. Para Vitit të Ri më thoshte dua të vij në Shqipëri por ka punë Jani. Djali ka qenë tërë ditën në punë, në darkë kishte ikur te prindërit e saj. Djali e merr në telefon dhe ajo i thotë nuk ndihem mirë dhe ai e mori e dërgoi në spital. Aty e zbuloi të vërtetën. Ata i kanë dhënë ilaçe për ta dështuar. Ia ka dhënë gjyshja dhe e ëma. Deklarimet i kanë bërë ata për të futur djalin në burg. Ata duheshin por se donte gjyshja, më ka thënë djali që nuk do ajo. Ma tha para një jave, po bën një javë ky muhabet.
Më tha dyshoj që është shtatzënë. Ne se dimë të vërtetën, dolën në gjyq sot, por u shty për të hënën. Nuk kanë gjetur shenja dhune, kanë futur njeriun e tyre tek doktorët, ata kanë lajmëruar policinë. Vajza e ka tërhequr denoncimin sipas avokatit, e ëma jo. Ai punon në park lojërash, nuk zihej me njerëzit. Ka bredhur në gjithë Greqinë prej vitesh. Bashkë kishin dy vite që punonin, atë e tallnin të tërë, ky e mbante afër se i vinte keq. Pastaj u rregulluan me njëri tjetrin, vajza ngulte këmbë më shumë. Nuk ka asnjë precedent penal, është me dokumenta. Është njeri i qetë, mundohet t’i zbusë gjërat. Nuk është i tillë çuni im, është punëtor, i ndershëm“.