5 mijë euro fiton kush njeh personin në FOTO

by editor

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Advertisements

Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në Kombinat, në një pikë këmbimi valutor.

Policia e Tiranës thotë se jep 5 mijë euro për personin që mund të identifikojë grabitësin.

Advertisements

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 22.02.2024, rreth orës 20:10, në Kombinat, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor, dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe 069 411 8879 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Advertisements

You may also like