Deklaratat e Trump për vendet e NATO-s, Robert Papa zbulon skenarin e ish-presidentit të SHBA: Mund të ketë në mendje një aleancë me…

by editor

Yuri Kim, aktualisht zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes së gazetarit Robert Papa për bazën e Kuçovës.

Advertisements

Gazetari Papa tha se Kim u kap në vështirësi, por nuk e mbrojti Ramën kur u pyet: A është e vërtetë që në bazën e Kuçovës do të stërviten pilotët ukrainas?

Advertisements

Ambasadorja Kim më dha të drejtën për pyetje dhe unë e pyeta: A është e vërtetë që në bazën e Kuçovës do të stërviten pilotët ukrainas dhe ajo s’kishte si ta thoshte dhe unë isha i detyruar ta bëjs këtë pyetje, t’i bëja lidhjen që po e toleronin korrupsionin e Ramës pikërisht pse po bëhen këto lojëra në Kuçovë apo në Durrës. Ajo u kap në vështirësi, por nuk e mbrojti zotin Rama duke thënë se nuk është i korruptuar se nuk ka si të dalë në kundërshtim me raportet vjetore që bëhen nga DASH, raporte që Ramën e përshkruajnë si një kryeministër të një qeverie të korruptuar.

Më tej, Papa tha se deklaratat e Donald Trump për vendet anëtare të NATO-s janë thjesht konsum fushate pasi nuk do e realizojë vërtetë atë që tha.

Sipas Papës, Trump ka në mendjen e tij një aleancë me britanikët.

Ato që thotë Trump në fushata janë konsum fushate, nuk është e vërtetë që Trump do e realizojë atë që tha me të vërtetë. Me Bolton e kam trajtuar disa herë, Trump ka qenë gati të largohet nga NATO. Trump ka të drejtë. Amerika dhe 80 vjet që mbron Europën dhe Europa bën biznes me Rusinë.

Ideja e Trump është që çdo vend europian duhet të paguajë 2%. Dhe Trump thotë nëse paguhet unë do ju lë në mëshirë të Rusisë se është barrë e madhe për Amerikën. NATO është Amerika, Anglia dhe fuqia e Turqisë, vendet e tjera siç jemi ne, Mali i Zi, Gjermani e Franca nuk kanë forcë reale. Mbase Trump në mendjen e tij ka një aleancë me britanikët. Bolton thotë që ka ardhur koha që në NATO të hyjë dhe Australia dhe Japonia dhe Izraeli, por kjo ka krijuar probleme dhe ndaj nisi konflikt në Ukrainë.

You may also like