Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, vrasjen e ndodhur në Durrës, ku një vajzë 19-vjeçare vrau dhe varrosi babanë e saj, nuk e sheh si një krim që të jetë kryer vetëm nga e ndaluara.
Advertisements
Nga një studio televizive, Softa deklaroi se ngjarja është e rëndë dhe e paimagjinueshme për një vajzë me nivel arsmir universitar, të kryejë vrasje dhe të fshehë kufomën.
Advertisements
“Djali ka denoncuar zhdukjen e të atit dhe rreth dhjetë ditë më parë është gjetur makina e viktimës në një aks rruge mes sektorit “Rinia” dhe zonës ku banonin.
Vajza ka thënë se unë e vrava babanë tim për faktin se kërkonte të më fejonte pa dëshirën time me një djalë të fshatit, i cili ishte emigrant.
Unë nuk mendoj se ky është motivi, aq më tepër fakti që vrasja, zhdukja dhe fshehja e kufomës të jetë bërë nga një person i vetëm.
Mund të ketë bashkëpunëtor të tjerë brenda familjes. Nuk është gjetur as arma dhe as gëzhojat.
Do e vërtetojë ekspertiza mjeko-ligjore, nëse është vrarë me armë zjarri apo është mbytur.
Telefonat mund të ndërtojnë skenën e vrasjes, se cilat lëvizje janë bërë dhe motivet e vërteta që kanë çuar në vrasje.
E përjashtoj mundësinë që të jetë fejesa, mendoj se ka bashkëpunim që fshihet në vrasjen e të ndjerit.
Mund të jetë bashkëshortja, mund të jetë dhunuar nga babai i saj. Si e bëri vrasjen, si e groposi.
Mirë e la me makinë, por me çfarë është kthyer? Janë gjurmët që mund të merren te makina.
Janë disa gjëra të tjera që hetimi do të ndihmojë për të zbardhur vrasjen.”, tha Softa.