“Ligji i qartë, gjuha e përdorur e rëndë dhe ofenduese”, gazetari Zhabina zbardh detaje mbi rastin e shfrytëzimin të 10-vjeçarit nga gjyshja dhe babai për përfitime: Gjuha që përdor nga i mituri në videot ishte shumë e rëndë, të tmerrshme

by editor

Gazetari Xhevair Zhabina ka komentuar në një studio televizive shfrytëzimin në rrjetin social TikTok të 10-vjeçarit nga gjyshja dhe babai për përfitime.

Advertisements

Ai tha se për të tilla ngjarje duhet njëlloj reagimi dhe se policia nuk duhet të fshihet pas frazës se është shumë e ngarkuar me punë. Sipas tij ligji është shumë i qartë për shfrytëzimin e të miturve i cili shkon nga 2-5 vite burg.

Advertisements

“Gjuha që përdor nga i mituri në videot ishte shumë e rëndë dhe ofenduese dhe ajo që të bën çudi është se gjyshja e 10 vjeçarit nuk e pranon këtë gjë, por kur doli nga gjykata shprehej se ishte një gjyshe heroinë për rritjen e nipit, por fakti është se videot në tiktok ishin të tmerrshme.

Kodi penal është qartë kur ti shfrytëzon një të mitur për të përfituar para dënimi shkon nga 2-5 vite burg. Ligji është i qartë në këtë rast, por a bën policia dhe institucione të tjera që këta persona të përfundojnë në kohën e duhur përballë gjykatës.

Para se të vija këtu po lexoja se ndoshta në 2015 ishin 50 mijë fëmijë që shfrytëzoheshin në punë. Mendoj se sot ka ndryshuar dhe mënyra e shfrytëzimit të fëmijëve, nuk i kemi më fëmijët duke lypur në trotuare apo me punë në fshat, por kemi dhe këtë mënyrë të rrjeteve sociale që është skandaloze dhe nuk mjaftojnë vetëm takimet që Balla ka kryer me drejtuesit e tiktok.”, tha Zhabina.

You may also like