Policia arreston vëllain e madh të 19-vjeçares që vrau dhe groposi babain në Durrës

by editor

Policia e Durrësit ka vënë në pranga vëllain e madh të 19-vjeçares që dyshohet se vrau babain 50-vjeçar, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë por e zbuluar sot nga policia.

Advertisements

Në pranga është vënë 25-vjeçari Hysen Meta, djali i madh i familjes Meta në Shënvlash të Durrësit. Dyshohet se ai mund të ketë patur dijeni dhe ka fshehur ngjarjen.

Advertisements

Më herët, 19-vjeçarja Hygerta Meta mori përsipër krimin e rëndë duke thënë se kishte qenë ajo që kishte qëlluar 4 herë me armë zjarri mbi babain e saj disa ditë më parë, për shkak se 50-vjeçari Pëllumb Meta donte ta martonte me mblesëri.

Ajo tha se nuk ishte penduar për krimin, ndërsa rrëfeu vendin ku ishte groposur viktima si dhe vendin ku kishte hedhur pistoletën.

Megjithatë, të dyshuar janë të gjithë anëtarët e familjes Meta, të cilët mund të kenë patur dijeni pr ngjarjen apo edhe mund të kenë bashkëpunuar.

You may also like