Ekzekutimi i 50-vjeçarit Pëllumb Meta nga fëmijët, gazetarja zbardh detaje tronditëse

by editor

50-vjeçari Pëllumb Meta nuk u vra nga vajza 19-vjeçare Hygerta Meta, por nga djali i tij i madh 24-vjeçari Hasan Meta.

Advertisements

Në këto përfundime ka dalë Policia e Durrësit, që përmes drejtorit Skënder Hitaj, ka zbardhur detaje të reja që japin një dinamike të re mbi ngjarjen.

Advertisements

Qitja është kryer nga Hasan Meta, ndërsa dyshohet se se vëllai i vogël Amarildo Meta ka ndihmuar në fshehjen e trupit.

Krimi është kryer në një nga dhomat e shtëpisë, ku kanë qenë të pranishëm djali i madh dhe 19-vjeçarja.

Pëllumb Meta u vra dhe u varros në oborrin e banësës. Kujtojmë që fillimisht përgjegjësinë mbi krimin e mori vajza 19-vjeçare Hygerta Meta.

Gazetarja Ervina Garo zbardh detaje të reja nga ngjarja, ku thekson se nëna e fëmijëve, do të hetohet në gjendje të lirë.

“Duket se është përmbysur gjithçka është thënë deri më tani, dhe autori i vrasjes nuk rezulton më 19-vjecarja, pavarësisht se është bashkëpunëtore në krim, por vëllai i saj i madh Hysen Meta. Ndërkohë në pranga është edhe 19-vjeçarja, por edhe vëllai tjetër, Amarildo Meta, që ka ndihmuar në fshehjen e kufomës. Do të hetohet në gjendje të lirë nëna, Blerina Meta, që s’ka qenë e pranishme në ngjarje, por ka ditur atë që ka ndodhur, dhe ka ndihmuar në fshehjen e ngjarjes. Të gjithë të akuzuarit kanë pranuar autorësinë, por kanë ndenjur të gjithë në të njëjtën linjë, babai ka qenë i dhunshëm dhe kanë pasur konflikte familjare të herëpashershme.”, raporton Garo.

You may also like