Zarfi i Zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP, ku këtë herë ka thyer rregullat, Ilnisa.
Advertisements
Ajo ka fikur mikrofonin, diçka e përsëritur disa herë sipas njoftimit. Për këtë arsye si dënim, Ilnisa do të jetë e padukshëm nga banorët.
Advertisements
Ata nuk duhet të komunikojnë dhe reagojnë në asnjë moment për të, ndryshe do të dënohen.
“Gjatë këtyre ditëve Vëllai i Madh ka vënë re se Ilnisa ka thyer një ndër rregullat kryesorë të formatit, atë të ndezjes së mikrofonit. Duke qenë se ky rast është i përsëritur, Ilnisa është e padukshme në shtëpi. Banorët nuk do të flasin, kthejnë përgjigje dhe të reagojnë me të. Ata që do ta thyejnë këtë rregull do të dënohen nga Vëllai i Madh”, shkruhej në Zarfin e Zi.
Pas leximit të këtij njoftimi, banorët kanë shprehur lumturi, që nuk do të kenë komunikim me të.