“Merrte 50-150 mijë euro për një vrasje”, kush është Kevin Zeneli, “killeri” i besuar i Kasandër Nogës

by editor

Kevin Zeneli, 24 vjeç është ‘killeri’ i besuar i Kasandër Nogës, i cili porositi dy atentate në vendin tonë. Zeneli, sipas policisë merrte nga 50 mijë deri në 150 mije euro për të kryere një vrasje.

Kevin Zeneli për ta ndihmuar në vrasje ka paguar edhe vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj si dhe Ilirjan Feçin.

Advertisements

Pagoi për ekzekutimin e Geron Hasanbelliut, por vranë gabimisht Erion Çelën! Kush është Kasandër Noga, i dënuar edhe në Belgjikë për tentativë vrasjeje
Kevin Zeneli në vitin 2022 ishte porositur nga Kasandër Noga për të vrarë Geron Hasanbelliiu, por ngatërroi objektiv duke vrarë Erion Çelën.

Po ashtu Kasandër Noga ka porositur nëpërmjet Kevin Zenelit vrasjen e Arben Manecit (Mërkuri) në Durrës në maj të vitit 2022./albeu.com

Advertisements

You may also like