Një 56-vjeçar,banues në fshatin Drizë në qytetin e Kuçovës, është kapur gjatë natës së djeshme nga shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Kuçovë, në përpjekje për të vjedhur në një dyqan.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur në një dyqan në lagjen “11 Janari”, ku 56-vjeçari Xhezmi Liko, pasi ka hapur derën e jashtme, ka hyrë brenda dhe është përpjekur të hapë me forcë sirtarin e kasës ku mbaheshin lekët e xhiros së dyqanit.
Advertisements
Zhurma e bërë brenda në dyqan është ndjerë nga pronarët, të cilët kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit ka organizuar punën dhe ka shkuar në vendngjarje, ku ka arrestuar në flagrancë 56-vjeçarin Xhezmi Liko.
Hajduti,në pamundësi për të shqyer sirtarin e kasës së lekëve kishte vjedhur disa steka paketash si dhe fletoren e borxheve (veresijeve) të dyqanit. Në videon e kamerave të sigurisë duket qartë sesi “skifteri” kuçovar hyn në biznes për të kryer vjedhjen.
Njoftimi i policisë:
Kuçovë
Tentoi të vidhte para, në një dyqan, si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari.
Mbrëmjen e djeshme, sapo janë njoftuar se një shtetas kishte hyrë në një dyqan në lagjen “11 Janari”, për të vjedhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e këtij shtetasi.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bënë identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit Xh. L., 55 vjeç, banues në Kuçovë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.