“Ai bir ku*ve i çmendur”/ Putin jep përgjigjen epike pas ofendimit që i bëri Biden

by editor

Presidenti rus Vladimir Putin dha një përgjigje sarkastike kur iu kërkua të komentonte homologun e tij amerikan Joe Biden duke e quajtur atë një “bir k*rve të çmendur”.

Advertisements

Udhëheqësi i Kremlinit, i cili mbështeti Biden ndaj rivalit Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme në SHBA, tha me shaka: “Sigurisht që nuk mund të më thotë: Volodya, bravo, faleminderit, më ke ndihmuar shumë “

Advertisements

Biden i bëri komentet në një fjalim në San Francisko, ku krahasoi rreziqet globale të paraqitura nga Putin me kërcënimin e ndryshimit të klimës.

Më herët të enjten, Kremlini i quajti komentet e Biden një “turp të madh”.

“Ky është një turp i madh për vendin… për Shtetet e Bashkuara. Nëse një president përdor atë lloj gjuhe, atij duhet t’i vijë turp,” tha zëdhënësi i Putin, Dmitry Peskov.

“Është e qartë se zoti Biden po sillet si një kauboj i Hollivudit për të fituar pikë politike të brendshme,” vazhdoi ai.

Biden ka një histori me komente të ngjashme dhe ka qenë shumë kritik ndaj Putinit më parë, duke njoftuar në vitin 2022 se udhëheqësi rus “nuk mund të qëndrojë në pushtet”.

Vërejtjet e tij vijnë ndërsa marrëdhëniet me Kremlinin mbeten në nivelet më të ulëta historike për pushtimin e Ukrainës, dhe së fundmi, vdekjen e aktivistit të opozitës rus, Alexei Navalny.

Biden ka premtuar të vendosë sanksione të reja të ashpra kundër Moskës për vdekjen e Navalny-t, për të cilën Shtëpia e Bardhë ka fajësuar Kremlinin.

You may also like