A janë Sara dhe Bardhi vërtet të dashuruar? Familjarët e këngëtarit kundër marrëdhënies me modelen, pse dyshojnë

by editor

Sara dhe Bardhi janë ndër çiftet më të pëlqyera në shtëpinë e “Big Brother”. Reperi nga Kumanova dhe modelja, kanë treguar se lidhja e tyre ka pasur shumë ulje dhe ngritje, por gjithnjë ia kanë dalë që ta mbajnë gjallë raportin.

Advertisements

Një moment delikat në këtë lidhje, ishte pikërisht hyrja e motrës së reperit në shtëpinë e “Big Brother” për një surprizë. Pasi takoi të vëllain dhe i dha këshillat për lojën, të gjithë ishin kuriozë, nëse Afërdita do ta takonte edhe Sarën, partneren e tij. Por duke shmangur temën, ajo e evitoi këtë takim, duke u shprehur se nuk do të ndërhyjë në lojën e tij. Por kaq ka mjaftuar që në publik, por edhe në shtëpi, të merret si një mospranim i Sarës.

Advertisements

Një fakt të tillë e ka komentuar edhe vetë Sara, duke u shprehur se e priste që nuk do ta takonte të motrën e të dashurit të saj. Ilnisa e ka pyetur Sarën nëse është ndjerë keq që nuk e takoi motrën e Bardhit. Ajo u përgjigj “jo”, pasi e priste një gjë të tillë.

“Jo, e prisja sepse e nuhas se çfarë figure kam jashtë. Nuk më shqetëson, sepse nëse më jep Zoti dhe publiku kohë do e kuptojnë. Ndërsa për familjarët e tij, jashtë këtyre mureve jam në lojë. Ndërsa, këtu jam e vetëdijshme se lojën e kam futur në shumë veprime të miat Nuk do e kisha nisur fare nëse nuk do ta kisha atë mendje”, u shpreh Sara gjatë një bisede me Ilnisën. Këtë diskutim, ajo e ka bërë edhe me Meritonin.

“Nuk e di, ti pse mendon? Jo, por ti pse mendon? Ti si shok i mirë ma jep përgjigjen. Ndoshta nuk i ka pëlqyer sjellja ime deri tani. Ka momente që unë fus lojën në veprimet e mia përveç marrëdhënies time, dhe unë jam shumë e ndërgjegjshme për këtë gjë. Por, unë e di kush jam jashtë dhe nëse ata do kenë interesin të më njohin do e mësojnë shumë mirë se si jam”, u shpreh ajo.

Dhe në fakt, familjarët e Bardhin nuk duken fare të kënaqur me këtë raport që ka nisur në shtëpinë e Big Brother. Nëse i hedhim një sy faqes së tij të Instagramit, në faqen e tij, nuk gjendet askund Sara. Madje çifti, as nuk ndiqet në rrjetet sociale, duke treguar kështu opinionin e familjes së tij.

Nga ana tjetër, në video dhe postimet që bëhen në adresën e tij, Sara shfaqet vetëm 2 herë, në puthjet e para që çifti ka shkëmbyer, duke zgjedhur që të përqendrohen vetëm te Bardhi dhe te ndodhitë e tij në shtëpinë e “Big Brother”, larg Sarës. Por, ajo që habiti ishte pikërisht edhe reagimi i Bardhit në këtë situatë. Në një bisedë në shtrat, Bardhi shprehet këmbëngulës në lidhje me raportin që ka krijuar me Sarën.

Këngëtari i tregon asaj se edhe nëse motra e tij do i thoshte që “mos u merr me Sarën”, ai nuk do e dëgjonte dhe do vazhdonte marrëdhënien me të.

“Edhe nëse do më kishte thënë motra ‘jo, ajo goca jo’, prapë do kishim vazhduar dhe do ja kishim dëshmuar jashtë. Unë të njoh, jashtë e di që jemi nën monitorim 24 orë, krejt i shohin, por unë e ndjej, ia bëra me dije dhe Meritonit”.

Pas kësaj bisede, Sara dhe Bardhi janë puthur për disa minuta, duke kaluar kështu mjaft momente intime me njëri-tjetrin. Duket se një mospranim ka edhe nga ana e Sarës, ku këtë herë ka qenë mikesha e saj që ka komentuar raportin me Bardhin. E ftuar “Top Albania Radio”, ka qenë mikesha e ngushtë e Sara Gjordenit, e cila ka folur për jetën personale të saj dhe ka zbuluar disa detaje për të.

“Bardhi nuk është tipi i Sarës në diferencë me meshkujt që Sara ka të bëjë. Është personi i parë që mund të thuash që Sarën po e trajton shumë mirë apo t’i transmetojë një emocion të paparë. Unë mendoj që Bardhi aktualisht në atë shtëpi i transmeton asaj siguri dhe qetësi. Dhe normalisht që ka një pëlqim shumë të madh ndaj atij. Unë nuk mund të them tani që ajo është e dashuruar marrëzisht me të.

Prandaj po them që është një raport midis dy personave që janë shumë të ndryshëm dhe mund të prodhojnë diçka të bukur. Ajo e do si njeri dhe normalisht që e pëlqen. Ka edhe një ndjenjë për atë, sepse janë aty brenda 24 orë. Nuk mund të më thuash që ajo nuk e ndjen. Pastaj, nëse do të funksionojë si raport mbetet për t’u parë. Faktikisht, edhe mua Bardhi më duket më i hajrit nga të gjithë djemtë që ka aty. Nuk është se të tjerët kanë dhënë ndonjë mesazh. Bardhi të paktën 2-3 mesazhe edhe pa folur shumë ka arritur t’i transmetojë që janë kultura, zgjuarsia dhe durimi. Që janë tre veti që Bardhi i ka si djalë. Pjesa e djemve të tjerë po t’i vësh re janë njerëz që duan të bëjnë zhurmuesin gjatë gjithë kohës”, u shpreh mikesha e saj.

Sakaq edhe në shtëpinë e “Big Brother”, të shumtë janë skeptikët rreth kësaj historie. Banorët i kanë përforcuar më shumë këto ide, pas nominimit të fundit, ku Sara, e vendosur përballë kutisë së Pandorës, vendosi të çojë në nominim djemtë, ku përfshihet edhe Bardhi.

Gjatë një debati me Gazin dhe Ilnisën, modelja ka deklaruar se nëse i dashuri i saj, Bardhi eleminohet nga “Big Brother VIP” këtë të shtunë, do largohet edhe ajo me të. Modelja u shpreh se Bardhi nuk është i rrezikuar nga ky nominim, por në rast se ai del nga shtëpia ajo do të dalë me të. Kjo deklaratë e Sarës vjen pasi ajo me Kutinë e Pandorës çoi në nominim të gjithë djemtë e shtëpisë dhe jo vajzat, ndërsa Gazi dhe Ilnisa janë të bindur se Bardhi do të lërë shtëpinë.

You may also like