Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, vihet në pranga 45-vjeçari

by editor

Policia e Korçës ka arrestuar një 45-vjeçar, i cili nuk i ishte bindur urdhrit të policisë të ndalonte.

Pas verifikimeve të kryera rezultoi se drejtuesi i jepte makinës në gjendje të dehur.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 45 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi në vendin e quajtur “Tyrbja e Gocës”, Maliq, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin tip “Mitsubishi”, të cilin pas verifikimeve të kryera, rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur”, njofton policia.

Advertisements

You may also like