Një vjedhje me armë raportohet të ketë ndodhur në njësinë administrative Drenovë të Korçës.
Advertisements
Rreth orës 18:45 minuta persona të armatosur kanë hyrë brenda një minimarketit në qendër të këtij fshati duke kërcënuar Demirali Bylykbashin, pronarin e minimarketit të cilit i kanë kërkuar lekët që kishte në vendin e tij të punës.
Advertisements
Bylykbashi nuk ka bërë rezistencë dhe u ka kërkuar grabitësve të cilët kanë qenë të maskuar me një armë të gjatë e dyshuar pushkë të marrin çfarë të duan. Në këto kushte 2 grabitësit me një thes në dorë kanë marrë të gjitha paketat e cigareve, sende të tjera dhe xhiron ditore të minimarketit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes po heton për zbardhjen e kësaj grabitjeje, ndërkohë që forca të tjera janë duke krehur gjithë zonën për gjetjen e autorëve.