Shkoi për të takuar miqtë, 43-vjeçari bie nga skela! Detaje të reja nga vdekja e shqiptarit në Itali

by editor

Kanë dalë detaje të reja nga vdekja e 43-vjeçarit shqiptar nga Kosova, Bashkim Bytyçi, i cili ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Sardenjë, në zonën e Gallurës.

Advertisements

Mediat italiane raportojnë se Bytuçi në momentin që ka rënë nga lartësia prej 10 metrash nuk ka qenë në orar pune, por ndodhej aty për të takuar miqtë e tij.

Advertisements

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane 43-vjeçari ishte shkëputur prej dy muajsh nga puna për shkak të një dëmtimi.

Pavarësisht se ndihma ju dha menjëherë ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë që policia po heton për të zbuluar se cila ishte arsyeja që 43-vjeçari kishte hipur në skelë në një kohë që thuhet se nuk ka qenë duke punuar.

You may also like