Women On Boards Albania zhvillon konferencën e parë të saj. Fuqizimi i gruas në rolet drejtuese domosdoshmëri e zhvillimit ekonomik dhe integrimit të Shqipërisë në BE
Advertisements
Women on Boards Albania (WOB–AL) mblodhi mbi 100 grasipërmarrëse dhe drejtuese të institucioneve të rëndësishme në konferencën e parë të saj, zhvilluar në Hotel Plazza, në Tiranë.
Advertisements
Women On Boarsd, drejtuar nga ekspertja ndërkombëtareAlbana Vrioni, synon të fuqizojë gruan, përmes zhvillimit tësaj ekonomik dhe njëkohësisht, krijimit të mjedisitfavoruzues. Sot kuotat e përcaktuara janë plotësuar në disainstitucione private apo publike, por si është panorama përtejkuotave? A po shfrytëzohet potenciali i gruas për tëpërmirësuar ekonominë dhe kushtet sociale të vendit? Çfarëduhet bërë në këtë drejtim?!
Të gjitha këto u diskutuan në konferencën e prezantimit zyrtartë Women on Boards Albania, pjesë e rrjetit Women on Boards Europe.
Sipas znj. Vrioni, “Eventi ishte më shumë se një takim; ishtenjë testament i fuqisë së mprehtësisë, frymëzimit dhefuqizimit. Ne shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për tëgjithë ata që na nderuan me praninë e tyre, duke ofruardiskutime të gjalla, pyetje zhvilluese dhe rekomandime tëpaçmueshme”.
Në panelin e diskutimit ndanë përvojat dhe këndvështrimet e tyre: themeluesja e WOB–AL Albana Vrioni, Ministrja e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit, Delina Ibrahimaj, CEO e WOB Europe, Kristen Anderson, CEO e BKT Pay, Bilgen Alden, Drejtorja e Politikave Publike, Ligjore dhe Punëve tëJashtme në Vodafone, Jonida Lakuriqi dhe DrejtorjaMenaxheriale e Lufthansa Industry Solutions, Albana Shkurta.
Nisur nga temat e diskutuara dhe njohuritë e ndara gjatëkonferencës mesazhet kyçe ishin:
• Diversiteti i kapërcen kuotat: Ka të bëjë me nxitjen e mendësive gjithëpërfshirëse dhe përparimin e qëllimshëm përtë pasur më shumë gra në pozicione me ndikim.
• Diversiteti gjinor kërkon që gratë të mbështesin njëra-tjetrën dhe të ndërtojnë një sistem rrjeti strategjik
• Zhvillimi i qëndrueshëm i kompetencave të drejtimit arrihetmë së miri kur është pjesë e strategjive të rritjes.
• Balancimi i rritjes profesionale dhe përmbushjes personalekërkon të jesh lider i vetes
• Strategjitë dixhitale do të përdoren për të kthyer modeletpërjashtuese të vërejtura në vendimmarrjen strategjike.
• Fuqizimi i grave për të ndikuar në strategjinë e produktit dhetregut, nëpërmjet platformave dixhitale mund të përdoretpër të sfiduar stereotipet, por edhe për t’i pozicionuar gratësi prirje me ndikim në korporatë.
• Dixhitalizimi ofron mundësi të paprecedentë për tëpërforcuar iniciativat arsimore, duke lidhur gratë aspiranteme burime, programe mentorimi dhe një rrjet global.
Albana Vrioni thekson se, “në Women on Boards Albania, ne mbrojmë një qasje holistike për avancimin e diversitetit gjinornë drejtimin e korporatës. Nëpërmjet edukimit, lidhjes dheimplikimit, ne ushqejmë mendësitë e nevojshme për përparim.Gjatë pesë viteve të ardhshme, angazhimi ynë është tëndihmojmë në përgatitjen e 100 grave të nivelit drejtues dheekosistemet e tyre për sukses në rolet drejtuese dheekzekutive, përmes programeve të zhvillimit, mentorimit, rrjetëzimit dhe mundësive për të udhëhequr projektetransformuese”.
Gjatë eventit u theksua se, krahasuar me potencialin, ka njëprani dhe kontribut të pamjaftueshëm ndikues të gruasshqiptare në nivelet më të larta të vendimmarrjes nëndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Këto sfida lidhen me kufizimet që ka sjellë ekonomia e varfër, e mbyllur dhe lokale, si dhe mendësia e mungesës.
Ndaj, Women on Bord Albania sheh me rëndësi rolin e saj nëkëtë kohë, pikërisht kur
Shqipëria është e angazhuar të integrohet në Evropë.
Kjo do të kërkojë që bizneset shqiptare të rriten suksesshëmjashtë Shqipërisë dhe bizneset e huaja të tërhiqen dhe të rritensuksesshëm brenda Shqipërisë.
Modeli aktual i qeverisjes së biznesit shqiptar nuk i përgjigjetkëtyre kërkesave.
5 shtyllat kryesore ku fokusohet Women on Board janë:
1. Advokim për çështjet gjinore
2. Zhvillimi i kompetencës së drejtuesve
3. Krijimi i një grupi të qëndrueshëm talentesh të gatshëm përtë operuar edhe në nivel ndërkombëtar
4. Krijimi dhe edukimi i një rrjeti mbështetës tëbashkëmoshatarëve dhe mentorëve
5. Përfshirja aktive në projekte dhe studime transformuese, nëpërputhje me fushat strategjike të rritjes në vend.
Eventi u mbështet nga Vrioni Consulting, me objektiv nxitjene diversitetit dhe gjithëpërfshirjes gjinore dhe partnerit nëEWOB për ndarjen e eksperincës së krijuar në hapjen e rrugës.
Ndërsa ka nisur programi vjetor i WOB AL, përkushtimiështë: nxitja e edukimit, njohurive dhe ndryshimi imentalitetit. Ngjarja Launch 2024 ishte vetëm fillimi irrugëtimit tonë kolektiv drejt një të ardhmeje më të larmishmedhe gjithëpërfshirëse.
Rreth WOB AL
Misioni i WOB AL shtrihet përtej të tashmes; Organizatambjell sot farat e lidershipit të ardhshëm.
Në udhëtimin tonë drejt një të ardhmeje më të larmishme dhegjithëpërfshirëse, shfrytëzimi i mjeteve dixhitale bëhetparësor. Duke përqafuar teknologjinë, WOB AL dhekomuniteti i saj do të thyejë barrierat gjeografike, duke siguruar që edukimi i përshtatur të shtrihet përtej shtigjevetradicionale, duke përgatitur gratë për role me ndikim nëbordet drejtuese.