Pamjet që shihni tregojnë dëmet e shkaktuara në banesën e Ilir Koçiljas, i cili më 14 shkurt vrau me thikë fqinjin e tij Halil Kokën pas sherrit për parkimin. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar pamjet për BalkanWeb ku shihet se në apartamentin në katin e parë të një pallati janë shkaktuar dëme të mëdha, sidomos në kuzhinën e banesës.
Advertisements
Fatmirësisht në banesë nuk jetonte njeri, ndërsa nga shpërthimi janë dëmtuar elektroshtëpiake dhe mobilje, por edhe një makinë që ishte parkuar jashtë pallatit. Ndërkohë, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e autorit.
Advertisements
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve.