9-vjeçarja shkon në spital me dhimbje barku, rezultoi e abuzuar seksualisht nga babai

by editor

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia në zonën e Palermos, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 9 vjeç.

Advertisements

Hetimet nisën pas denoncimit të mjekëve në Spitalin e Fëmijëve të Palermos, ku nëna kishte dërguar të bijën pasi ankohej për dhimbje barku.

Advertisements

Mjekët më pas i zbuluan disa lëndime të dyshimta vogëlushes. Ata thirrën policinë për të raportuar një rast të mundshëm të dhunës seksuale.

Sipas informacioneve paraprake, prindërit e vajzës janë divorcuar dhe vajza ndonjëherë qëndron në shtëpinë e babait për të fjetur.

Vogëlushja u intervistua edhe nga një psikolog. Prokuroria e Terminit kërkoi zbatimin e masës së sigurisë me burg ndaj 40-vjeçarit.

You may also like