Ka lindur në Australi, por u kthye në një moshë të vogël në qytetin e Ulqinit bashkë me vëllain e tij binjak, Samiun. Historia e Naim Flamurit është si e askujt që keni dëgjuar më parë.
Advertisements
Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ai tregoi se kur shkuan në Ulqin, babi, Flamuri, i tha që do të vinte pas 6 muajsh, por ai nuk u kthye asnjëherë. Ndaj Naimi dhe Samiu, rreth moshës 18-vjeçare, u nisën në kërkim të të atit. Pas disa peripecish, ata e gjetën Flamurin në Australi e u bashkuan sërish me njëri-tjetrin.
Advertisements
Naimi tha se babi i kishte harruar pasi kishte vese të këqija si: rakia, duhani dhe bixhozi; këto ndikuan në gjendjen e tij. Sot ata kanë një marrëdhënie shumë të mirë, madje kanë ngritur një biznes së bashku.
Naim Flamuri: Është një histori e veçantë sepse ne kemi kërkuar babain tonë, Flamurin. Këtu interesante ishte sepse kur na dërgoi babai ynë, Flamuri, në Ulqin, tha: “Do vij pas 6 muajsh”, por kaluan 20 vjet dhe kurrë nuk e takuam babain më.
Blendi Fevziu: Si? Babai ju dërgoi në Ulqin kur ju ishit 3-4 vjeç dhe tha që do të vinte t’ju takonte dhe ju s’e takuat më kurrë babain?
Naim Flamuri: Kurrë nuk e takuam dhe kurrë nuk dëgjuam, derisa ne shkuam në kërkim të babait në Australi me vëllain tim binjak, Samiun. Kjo ishte një histori shumë interesante.
Blendi Fevziu: Pra kur bëtë 20 vjeç ju u kthyet në Australi për të kërkuar babain?
Naim Flamuri: Ishim pak më të vegjël, pra 18 vjeç e gjysmë gati. 19 vjeç e takuam dhe e gjetëm babain.
Blendi Fevziu: Ku e gjetët babain?
Naim Flamuri: Australia është një kontinent shumë i madh, është gati 1 ditë dhe 1 natë udhëtim, 4000 deri në 6000 kilometra dhe kështu që e gjetëm Flamurin atje dhe bashkuam familjen. Kështu që me nënën tonë që na rriti, ajo kaluari i jetës së saj, filloi me një fund të lumtur, që u bashkuam të gjithë së bashku.
Blendi Fevziu: Po pse ishte zhdukur babai për 15 vjet?
Naim Flamuri: Po Flamuri si Flamur, me ato veset e shqiptarit jo të mira. Domethënë, e para ishte rakia, e dyta ishte duhani dhe në fund dashuria, ishte bixhozi dhe jeta e natës. Tipik si shumë shqiptarë të tjerë që harruan vetveten dhe familjen. Kur u bashkuam ai e la mandej alkoolin. /tvklan.al