Gazetari i njohur plas ‘bombë’: SPAK kërkoi 3 herë arrestimin e Metës, por …

by editor

Një deklaratë të fortë ka bërë gazetari Adriatik Doçi ka deklaruar se SPAK ka kërkuar tre herë arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Këto kërkesa të SPAK sipas Doçit janë refuzuar nga GJKKO.

Advertisements

“Çfarë ndodh me dosjen e Metës. Unë kam informacion që është rrëzuar tre herë arrestimi i Metës para vitit të ri. Ka dosje flagrante. Kanë ardhur provat flagrante nga SHBA për pastrim parash. E ka kërkuar SPAK arrestimin dhe ka refuzuar GJKKO”.

Advertisements

Kërkesa për arrestim Doçi tha se është bërë për çështjen e lobimit në SHBA dhe Meta akuzohet nga SPAK për pastrim parash.

“SPAK ka hapur vetëm disa raste sporadike korrupsioni. Është refuzuar arrestimi i Metës sepse hetimet nuk janë të plota duan prova të tjera dhe ka tre vite. Për çështjen e lobimit. Letërporositë nga SHBA kanë ardhur që prej vitit të kaluar dhe është konfirmuar fakti penal i dyshuar nga SHBA. Këto para janë shpenzuar gjatë 2016-2017 nga LSI në SHBA për lobin dhe këto para nuk janë deklaruar as në kqz as në ildkp. Dyshohet se janë para të pista që janë pastruar. Meta vazhdon i lirë sot, ku po godet drejtësia sot opozitën.”

You may also like