I FUNDIT/ Përfshihet nga flakët një servis makinash në Shkodër

by editor

Përfshihet nga flakët një servis makinash në Shkodër. Ngjarja ndodhi në fshatin Shtoj i Ri.

Advertisements

“Rreth orës 05:35, në një servis automjetesh në fshatin Shtoj i Ri, në pronësi te shtetasit G. P., 38 vjeç, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit.

Advertisements

Si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur pjesë që shërbenin për rregullimin e makinave që ndodheshin brenda servisit, dhe pjesërisht një automjet.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit.

You may also like