Parashikimi i motit për sot, kthjellime dhe vranësira

by editor

Moti në vendin tonë, do të jetë nën mbizotërimin kthjellimeve dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Advertisements

Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike, ku moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit.

Advertisements

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 5°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës, deri në 24°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi Jugor dhe Juglindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

You may also like