Vrasja e Pëllumb Metës ende e pazbardhur, personi që e qëlloi ka një gjatësi prej …

by editor

Vrasja dhe groposja në kasollen e bagëtive e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij është një ngjarje e rëndë që tronditi Durrësin dhe gjithë vendin.

Advertisements

Pas aludimeve se 19-vjeçarja Hygerta Meta ka vrarë dhe groposur babain për shkak se ai mund të kishte abuzuar me të, e reja i është nënshtruar një ekzaminimi mjeko-ligjor, në të cilin është provuar e diçka e tillë nuk qëndron. Ka rezultuar se e 19-vjeçarja nuk ka shenja abuzimi seksual.

Advertisements

Policia ka sekuestruar pamje filmike, ndërsa ekspertiza ligjore ka dalë në rezultatin se personi që e ka qëlluar është 1.75 m i gjatë.

Viktima është vrarë me tre plumba.

Burime pranë prokurorisë së Durrësit, bëjnë me dije se një pistë e hapur hetimi, që nuk përjashtohet mbetet dhe se autorja e krimit, mund të ketë qenë bashkëshortja, Blerina Meta, prandaj janë kryer përgjime. Por, ende nuk është prerë urdhër-arrest ndaj saj.

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë “arrest me burg” për tre fëmijët, të cilët më datën 10 shkurt vranë dhe groposën babain e tyre.

Djali i madh i Pëllumb Metës, Hyseni akuzohet për vrasje në rrethana familjare. Vajza Hygerta Meta akuzohet për asgjësim dhe fshehje të kufomës, dhe djali i vogël, Amarildo akuzohet për fshehje dhe asgjësim të kufomës në bashkëpunim.

Në dëshminë e tyre fëmijët kanë dhënë deklarata kontradiktore. Fillimisht djali i madh, Hyseni është shprehur në polici se e ka vrarë ai të atin, ndërsa ka mohuari që të jetë ai autori.

Krimin e ka marrë përsipër vajza, Hygerta Meta, e cila ka treguar edhe të gjithë planin si e ka ekzekutuar babain e saj.

You may also like